Ministrja Hoxha nuk lejon gazetarët për pyetje

Aktuale November 11, 2016 - 17:34

Ministria e Drejtësisë ka mbajtur një konferencë për media rreth vdekjes së Astrit Deharit.

Respektivisht ka qenë Ministrja Dhurata Hoxha e cila ka folur para gazetarëve, mirëpo ajo sot ishte jo transparente ndaj mediave. Pas përfundimit të fjalës së saj Ministrja Hoxha nuk ka lejuar gazetarët të bëjnë pyetje.

Menjëherë pas fjalës së saj ajo është larguar nga salla e konferencës, raporton zeri.info