Islami: E papërgjegjshme shfaqja e pamjeve të burgut ku vdiq Astrit Dehari

Aktuale November 11, 2016 - 13:25

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka reaguar pas publikimeve të pamjeve të burgut ku vdiq Astrit Dehari.

Islami përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se mekanizma të shtetit janë jo serioz dhe të papërgjegjshëm, si lejojnë që të dalin incizimet e kamerave të sigurisë të burgjve të Kosovës në portale , derisa kryeprokurori Syl Hoxha nuk jep detaje për shkak të punës së hetuesisë.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Mekanizma të shtetit janë jo serioz dhe të papërgjegjshëm, si lejojnë që të dalin incizimet e kamerave të sigurisë të burgjve të Kosovës në portale , derisa kryeprokurori Syl Hoxha nuk jep detaje për shkak të punës së hetuesisë. E në anen tjetër Drejtori për sigurimin e burgjeve të Kosovës Burim Buleshkaj u deklarua në emisionin Jeta në Kosovë se ; ne i kemi 10 institucione të tilla dhe tha se është e pamundur që ti parandalojmë ngjarje të tillë ( 10;32 min).

Këtu ose ta përgatitin morden ose te shfajësojnë të dyshuarit.