Kurti për vdekjen e Deharit: Ajo që u duk si vetëvrasje doli të jetë vrasje e papërsosur

Aktuale November 08, 2016 - 15:31

Deputeti dhe ish-lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ceremonisë së varrimit të ish-aktivistit, Astrit Deharit ka mbajtur një fjalim të prekshëm, njofton Klan Kosova.

Duke folur me emocionin për vdekjen e tij, Albin Kurti ka thënë se ajo që në fillim u duk si “vetëvrasje e përsosur doli të jetë një vrasje e papërsosur”.

Ai ka çmuar lartë figurën e Astrit Deharit duke e vlerësuar si aktivistin më të mirë që e kishte Vetëvendosje.