Hoxhaj konfirmon për Zëri: Lirohet Nehat Thaqi

Aktuale November 01, 2016 - 15:13

Nënkoloneli Nehat Thaqi është liruar nga paraburgimi i cili po mbahej në Nish të Serbisë.

Lajmin për “Zeri.info”, e ka konfirmuar vetë ministri i Punëve të Jashtëme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se Thaqi shumë shpejt do të kthehet në shtëpi.

“Sapo më është konfirmuar lajmi se Nënkoloneli Nehat Thaqi është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe shumë shpejt do ti bashkohet familjes”, ka thënë shkurt Hoxhaj për “Zeri.info”.

Ndryshe, Thaqi është arrestuar me pretendimin për krime ndaj civilëve serb gjatë luftës në Kosovë.