Serbët e arrestuar në Podgoricë frikësohen nga ROSU
Gjashtë serbët e Zubin Potokut të arrestuar një ditë para mbatjejs së zgjedhjeve në Mal të Zi, të shtunen para mesnate, janë liruar, por asnjëri prej tyre nuk është kthyer në Zubin Potok. Ata kanë shkuar në Beograd, siç thonë, edhe nga frika se forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU do t’u trokasin në derë.
Njëri nga 6 serbët e Zubin Potokut të arrestuar një natë para zgjedhjeve në Mal të Zi, në Podgoricë, të cilët pastaj janë liruar, Vlladimir Bozhoviq (21), në një rrëfim për medie në Beograd, të cilin e përcjellin mediet në veri të Mitrovicës ka thënë se për shkak të shkrimeve në mediet shqiptare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit të tyre frikësohet se forcat speciale të ROSU të Policisë së Kosovës do t’u trokasin në derë. Sipas tij, kjo frikë ekziston edhe tek familjet e tjera në Zubin Potok, të cilat siç ka thënë ai ,“jetojnë me frikën dhe nën presion të vazhdueshëm”.
Edhe prindërit e të rinjëve të arrestuar të Zubin Potokut, gjithashtu janë shprehur se frikësohen se pjsëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ROSU “do t’i arrestojnë fëmijët e tyre”.
Gjashtë qytetarët e Zubin Potokut të arrestuar në Podgoricë janë liruar nga Gjykata për shkak se nuk u janë gjetur elemente se ata janë përfshirë në grupin e njerëzve të organizatës çetnike “Ravnogorski pokret” për sulme terroriste në territorin e Malit të Zi.
Vlladimir Bozhoviq, 21 vjeç, njëri prej të arrestuarëve në Podgoricë i ka thënë gazetës beogradase “Vecernje Novosti”, se ai dhe 5 serbët e tjerë të Zubin Potokut kishin shkuar të shtunën në Mal të Zi për të kryer lutje fetare në Manastirin Ostrog, pasi që atje shkonin shpesh edhe me familjet e tyre dhe pasi që udhëtimi për të shkuar atje ishte organizuar falas.
Të arrestuarit në Podrgoricë, shkuan me furgon
“Të gjithë ne të 6-të, Bojan Kovaçeviq, Goran Kovaçeviq, Nikolla e Lluka Gjorgjeviq, Stefan Velimiroviq dhe unë Vlladimir Bozhoviq, kemi shkuar me furgon, të cilin e ka drejtuar Stefan Velimiroviq. I kemi kaluar në Manastir tri orë dhe gjithashtu tri orë në Podgoricë, ku jemi kthyer në mënyrë që Sefani të pushojë dhe ne të freskohemi me ndonjë pije. Rreth orës 23:30 jemi nisur për në shtëpi dhe pas një gjysmë ore na ka dalë policia në rrugë me dy vetura. Na kanë prangosur, na i moren telefonat mobilë dhe na kanë liruar pasi kemi dhënë deklarat, 20 orë më vonë. Për shkak të shkrimeve në mediet kosovare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit tonë, ne tani jetojmë me frikën se specialët e ROSU do të na trokasin në derë dhe do të na arrestojnë”, ka rrëfyer Kovaçeviq.
Kjo për shkak se komuna e Zubin Potokut njihet si një prej qendrve veriore të Kosovës, nga i cili jo rrallë janë sulmuar me amrë zjarri Policia e Kosovës, EULEX-i e madje edhe KFOR-t. Në territorin e kësaj komune ka ndodhur edhe vrasja e policit të Njësive Speciale ROSU të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi dhe si të dyshuar për vrasjen e tij janë evidentuar shumë persona, madje siç kishin thënë mediet lokale në veri, “mbi gjysma e Zubin Potokut”. Më i kërkuari si i dyshuar për vrajen e policit Zymberi ishte pa dyshim Ratomir Bozhoviq, i cili akoma ndodhet në arrati diku në Serbi.
Sipas medieve në Beograd, njëri prej të dyshuarëve kryesor të grupit të organizatës “Ravnogorski Pokret”, Aleksandër Sinxheliq, i cili mbante lidhje me udhheqësin e grupit në Mal të Zi, ish-komandantin e Xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq ndodhet në Beograd.
Në mesin e 20 të arrestuarëve, 6 nga Zubin Potoku
Mediat në Podgoricë kanë shkruar se ai kishte arritur që të ikë nga Mali i Zi, menjëherë pas arrestimit të grupit prej 20 personave, në mesin e të cilëve ishin edhe 6 serbët e Zubin Potokut. Ai u ka çuar “selam” policisë serbe dhe u ka teguar se ku ndodhet. Ai madje ka dhënë edhe adresën ku jeton dhe ku kryen punët në fushën e sigurisë dhe i ka lutur që të shkojnë e ta arrestojnë.
“Policia e di se ku jam unë, nuk kam ikur, le të vijnë”, thuhet në mesazhin e tij për Policinë e Serbisë, i cili ka sqaruar se e njeh Dikiqin, por nuk e ka mik.
E në burg në Podgoricë vazhdojnë të mbahen: Kristina Hrisiq nga Beogradi, Branka Miliq (58) nga Novi Sadi, Millan Dushiq (59), i njohur me nofken “Pacovi” nga Beogradi, Dragan Makshiq (50) nga Bujanoci me banim në Boegrad, Serbolub Gjorgjeviq (52) nga Bujanoci, gjithashtu me banim në Beograd, Aleksandër Çuroviq (33), Aleksandër Aleksiq (41, Nikolla Gjuriq (34), Sinisha Çetkoviq (37), Dejan Stanojeviq (42) me nofken “Gorila”, Millosh Açimoviq (26), Ivica Matiq (36), Perica Anxhiq (39), që të gjithë nga Shabaci dhe Bratislav Dikiq nga Nish, ish-komandant i Xhandarmërisë së Serbisë. Ata dyshohen se janë pjesë e organizatës paramilitare “Ravnogorski Pokret”, e cila ka burimin në Ravna Gora të Shumadisë, vendlindja e kryeçetnikut Drazha Mhajloviq.
Ndryshe, në Mitrovicë tani ka dyshime të mëdha se pjesëtarët e kësaj Organizate kanë kryer vrasje, si dhe kanë sulmuar me armë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Halit Barani, kryetar i QR të KMDLNJ në Mitrovicë, i ka thënë “Zërit”, se pikërisht pjesëtarët e këtij formacioni paramilitar mund të kenë kryer shumë vrasje e sulme me armë në veri të Mitrovicës. “Pjesëtarët e kësaj organizate çetnike mund t’i kenë kryer vrasjet dhe sulmet me armë mbi Policinë e Kosovës në veri. Vrasjet që kanë ndodhur nuk janë zbardhur kurrë dhe kjo hedh dyshime mbi pjesëtarët e ‘Ravnogorski pokret’, që i ka degët e veta në komunat veriore të Kosovës. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës sulmohen vazhdimisht në veri, ka pasur edhe të plagosur, por autorët nuk janë zbuluar kurrë”, thotë Barani.