Rakiq: Ligji për “Trepçën” kërcënon ekonomikisht veriun e Kosovës

Aktuale October 07, 2016 - 12:40

Kryetari i Mitrovicës Verirore,  Goran Rakiq ka thënë se miratimi i projektligjit për Trepçën  kërcënon ekonomikisht veriun e Kosovës dhe njëherit i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ta parandaluar atë.

Ligji për Trepçën do të sjellë varfëri në veri të Kosovës, tha ai në një takim të përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave në veri të vendit që u mbajt në Zveçan, raportojnë mediat serbe.

Ai njëherit paralajmëroi se njëjgjë e tillë nuk do të lejohet.

“Vendimet e njëanshme që merren pa diskutime me përfaqësuesit e qeverisë serbe, sindikatat dhe menaxhimi i Trepçës do t1i konsiderojmë  të pavlefshëm dhe se nuk do të jetë e mundur për të zbatuar ato në veri të Kosovës dhe Metohisë”, ka shtuar Rakiq, përcjellë Klan Kosova.

Kryetari i Mitrovicës Veriore i  bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të dhënë kontributin e tyre për të  parandaluar miratimin e këtij siç e quajti ai  “vendimi skandaloz”.