Zhvillimet e fundit në vend po shqetësojnë qytetarët

Aktuale September 28, 2016 - 12:28

Sulmet e fundit si dhe ato paraprake ndaj institucioneve publike të vendit po konsiderohen se kanë ndërlidhje politike. Gjetja e një granate dore dje në zyret e administratës Pensionale të Kosovës, si dhe sulmet e tjera si ai i Kuvendit, nga njohësit e çështjeve politike po vlerësohen se kanë të bëjnë me tensionet brenda politikës.

Blerim Burjani, analist politikë thotë për zeri.info se këto zhvillime  po i shqetësojnë shumë qytetarët e këtij vendi.

"Ngjarjet e fundit por edhe ngjarjet e vazhdueshme që ndodhin një pas një, janë argumente  që  tregojnë një gjendje ne një stade të momentin që mund të përshkruhet si pasiguri. Ka pas shqetësime edhe tek qytetaret për një varg gjerash që  kanë ndodhur këtë vit deri me tash  me tash shumica prej këtyre ngjarjeve lidhen fatkeqësisht me gjendjen politike që mbretëron në Kosovë", ka thënë Burjani.

Madje ai thotë se Kosova po kalon çaste krize politike. Sipas tij liderët politikë kanë ngatërruar qëllimin e të bërjes politikë. Burjani deklaron se politikanët kanë shndërruar vendin në interesa personale dhe jo në atë të shërbimit të qytetarëve.

"Kosova po kalon çaste krize të natyrës politike, kur dihet se në Kosovë politika kuptohet si privilegj dhe element  për pasurim dhe për të ndërtuar karriere, por politika ka qëllime krejtësisht tjera humane është ne shërbim te qytetarëve , element politik dhe elemente tjera të krimit të organizuar dhe radikalizmi fetar duket të jenë ekstremet që rrezikojnë sigurinë e shtetit, megjithatë Kosova deri tash është shtet me siguri me thanë kushtimt të nivelit të mesëm gjera ta ndryshme që lidhin për fatet e njerëzve por edhe ato politike  mund të jenë të kësaj natyre, policia duhet te marr masa te nevojshme ashtu si vazhdon deri me tash ta kryej punën e vet në detyrë", ka thënë Burjani. /ZERI/