Jackson: Dua ta shoh Kosovën me ushtri
Aktuale
September 20, 2016 - 10:53
Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Mike Jackson i cili po qëndron në Prishtinë ka deklaruar se nuk do të zgjasë gjithmonë situata jo e mirë sa i përket shndërrimit të FSK-së në ushtri.
Jackson tha se dëshiron shumë që Kosova të ketë ushtri, shkruan zeri.info
“ Nuk do të zgjasë gjithmonë kjo situatë sa i përket shndërrimit të ushtrisë mirëpo nuk e di mund të them me saktësi se kur do të ndryshoj kjo gjë. Unë do të dëshiroja shumë qe shumë shpejt Kosova të kishte ushtri. Mirëpo kjo padyshim që është një objektiv që Kosova duhet të arrij”, ka thënë Jackson/ZËRI