Tërmet i ri, shumë i dobët në Shkup

Aktuale September 14, 2016 - 14:23

Në orën 11:20 minuta ka pasur dridhje të re në Shkup, por për shkak të fuqisë së dobët, qytetarët nuk e kanë ndjerë.

Sipas informacioneve, dridhja ka qenë me magnitudë shumë të dobët prej rreth 1 shkallë spas Rihterit, shkruan Zhurnal.

Edhe natën e  kaluar u dridh Shkupi me magnitudë diçka më të fuqishme që sërish i shqetësoi shkupjanët.

Në orën 01 e 32 minuta u regjistrua termet në pjesën lindore të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit prej 3.2 shkallë.