Këto dëme u shkaktuan nga tërmeti i sotëm në Shkup (Foto)

Aktuale September 11, 2016 - 16:49

Shkupjanët qëndrojnë në rrugë nga frika e përsëritjes së ndonjë tërmeti tjetër, që sot e ka goditur tre herë

Të gjithë shkupjanët janë të frikësuar të kthehen në shtëpi, njofton TetovaSot.Në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen edhe pamjet e para të dëmeve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shkupin.

Sot qytetarët e Shkupit për herë të dytë ndjen tërmetin e fortë – këtë mëngjes me magnitudë prej 4.4 shkallë, ndërsa ai i orës 15:10 ishte edhe më i fuqishëm, me intensitet prej 5.3 gradë.

Tërmeti u ndje në pothuajse të gjitha qytetet Maqedonisë dhe në Serbi, Kosovë, Bullgari.

Për shkak të tërmetit të fortë ishte evakuuar qendra tregtare Capitol Mall në komunën Aerodrom.

Epiqendra e tërmetit të dytë ishte gjithashtu zona e Shkupit, njofton TetovaSot.

Sipas Qendrës Sizmologjike mediterane Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 7 km në lindje të Shkupit.

Pas tërmetit të mëngjesit në Shkup u ndjenë dy tronditje të vogla 3.9 dhe 2.8 gradë të shkallës Rihter.

Image
Image
Image
Image