Gjuriq demanton Tahirin: Ende s’ka marrëveshje për targat
Pas deklaratave nga Ministrja për Dialog, Edita Tahir se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, një gjë të tillë është mohuar nga Marko Gjuriq.Ai ka thënë se nuk është arritur ende marrëveshja e targave, por sipas tij janë në rrugën e duhur për të bërë një gjë e tillë.
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve të djeshme në kuadër të dialogut teknik me ndërmjetësimin e BE-së, ka ngritur çështjen e Bashkësisë së komunave serbe, por ai ka thënë se Prishtina është tejet konfuze kur bëhet fjalë për ekipin e menaxhimit të themelimit të saj, shkruan tanjug.
Ai poashtu tha, se evropianët ka thënë se Beogradi i plotëson kushtet e marrëveshjes për telekomunikacionin, ndërkohë që Prishtina ka thënë se do të ndërmarrë hapa shtesë dhe se, përveç formimit të Ekipit të Menaxhimit për një mandat të plotë duhet të fillojë hartimin e Statutit.
Sipas Gjuriqit, ai personalisht nga zyrtarët më të lartë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ka dëgjuar se ekipi i menaxhimit është formuar, transmeton lajmi.net.
Gjuriq ka thënë se pas vizitës së nënpresidentit, Joe Biden në Prishtinë si dhe presionit nga ndërkombëtarët për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, Kosova do të formoj ASK-në.
“Unë personalisht mbështes themelimin e ASK-së. Unë mendoj se kjo sjell paqe dhe siguri për serbët dhe shqiptarët”, tha Gjuriq në Bruksel, atje dje filloi raundi tre-ditore i dialogut Kosovë- Serbi në një teknike të re.
Nuk ka marrëveshje për targat
Gjuriq ka thënë në Bruksel se çështja e targave sot ishte temë e diskutimit në Bruksel.
Sipas tij, në marrëveshjen e 2011 me Kosovës, Serbia ka dashur që targat serbë të ekzistojnë në territorin e Kosovës.
Gjuriq ka shtuar se më e mira do të ishte që çështja e tabelave të mos lidhet me ndonjë çështje të statusit dhe kjo është ajo që pala serbe këmbëngul në bisedime, që targave t’u mbulohet pjesa RKS.
“Kjo bëhet për të pasur qarkullim të makinave, kamionëve dhe automjeteve të ndryshme. Nëse ne nuk pajtohemi me statusin e Kosovës të paktën le të mbulohen këto simbole, që t’i mundësohet njerëzve udhëtimi normal”, ka thënë Gjuriq.
Ai shtoi se nuk ka marrëveshje në mes të dy palëve për çështjen e targave, dhe se sipas tij do të jetë e vështirë për shkak së është rënduar “klima e pafavorshme në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Dialogu teknik në mes Kosovës dhe Serbisë përfundon nesër, dhe është planifikuar të diskutohet për pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.