Snajperët janë vendosur mbi Kuvend dhe Qeveri

Aktuale August 31, 2016 - 12:05

Protesta e paralajmëruar për nesër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë që Policia e Kosovës t’i merr të gjitha masat e duhura për të ruajtur sigurinë në vend.

Siç mëson “Zëri”, tashmë snajperët janë vendosur mbi Kuvendin e Kosovës dhe të Qeverisë.

Po ashtu, burime të gazetës “Zëri”, bëjnë të ditur se është rritur numri i forcave të Policisë së Kosovës për të bërë sigurimin nesër ku edhe është paralajmëruar të mbahet protestë nga lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu, mësohet edhe KFOR-i, ka urdhëruar që të gjithë civilët e saj të armatosen dhe të bëhen gati për nesër.

Burime të njëjta kanë informacione që nesër mund të pengohen disa deputet dhe mos të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre.