Prishtina nën vëzhgimin e kamerave (Video)
Aktuale
August 27, 2016 - 23:08
Siguria që iu premtohet çdo ditë qytetarëve të Kosovës duket se po përmirësohet.
Policia e Kosovës për televizionin e ka deklaruar që përpos bashkëpunimit të mirë me qytetarët kanë avancuar nivelin edhe me kamera të sigurisë.
Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës ka deklaruar që edhe pse këto kamera nuk janë të shpërndara në të gjitha rrugët, shumë sosh janë të vendosura në udhëkryqet më të frekuentuara.