Haradinaj-Thaçit: Lëri deputetët rehat

Aktuale August 21, 2016 - 18:00

Daut Haradinaj, deputet i AAK-ë në Kuvendin e Kosovës ka thënë se mashtrimet e Presidentit nuk kanë të ndalur.

Ai thotë se siç duket Thaçi e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e zi, raporton zeri.info

LEXO EDHE: Thaçi i bindur: Demarkacioni kalon më 1 shtator (Video)

“Ai për ta ‘pshtu ftyrën e vet’ po mundohet që më çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe që vet e nënshkroi. Por deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundërshtohet nga ata. Prandaj President kur do me e kuptua që ju nuk keni mandat me iu përzi vullnetit të deputetëve por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportua atyre. Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese pavarësisht qëllimeve tuja. Ti e ke kryer punën tënde dhe e kemi parë se si e ke kry. Tash lëri deputetët rahat!",ka thënë Haradinaj, raporton zeri.info