Thaçi: Pajtimi me Serbinë do të ndodhë, demarkacioni është në rregull
Presidenti Thaçi ka folur edhe për raportin me Serbinë duke thënë se një pajtim do të ndodhë së shpejti mes vendeve. Ndërkohë që ka thënë edhe njëherë se demarkacioni është në rregull dhe marrëveshje e drejtë.
Lexoni një pjesë të fjalimit:
Është nder i madh që ju vizitoni shtetin tonë të pavarur për herë të dytë. Kosova e sotme është shumë më ndryshe nga Kosova e cila luftonim 20 vite më parë. Kosova sot është shumë më ndryshe. Jemi bërë anëtarë të organizatave të rëndësishme botërore. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Për më shumë ne kemi forcuar bashkëpunimin në mes të Serbisë.... por koha po ikën shpejt dhe ne e kemi për detyrë që ti japim një dinamikë të re këtij dialogu që sa më shpejt ti japim kahje pajtimit sa më të shpejt. Jam i bindur që pajtimi do të ndodh. Për Kosovën dialogu është i rëndësishëm.
Më lejoni që të ju siguroj se edhe çështja kufitare me Malin e Zi do të përmbyllet shpejt. Marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e drejtë. Ky vendim i parlamentit do ta forcoj shtetësinë tonë dhe do ti jap fund izolimit të qytetarëve tanë për të lëvizur pa viza drejt zonës shengen.Pa Demarkacionin dhe ma formimin e Asociacionin, Kosova do të mbetet e izoluar nga boat apo edhe e lënë anash nga SHBA dhe BE.