Thaçi me 'elitën' e Pejës, anashkalon Grabovcin! (Foto)

Aktuale August 15, 2016 - 23:13

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës që ka zhvilluar në Gorazhdec të Pejës, ku ka takuar serbët lokal, ka shfrytëzuar rastin që t'i takoj politikanët dhe afaristët më të njohur te këtij rajoni.

Çuditërisht në këtë takim nuk ka qenë i pranishëm edhe deputeti më i përfolur i këtij rajoni, Adem Grabovci, personazhi kryesor nga përgjimet që po publikohen në medie, takim ky që është mbajtur në super-vilën e Ramiz Kelmendit në Rugovë të Pejës.

Sipas një foto që ka siguruar “Zeri.info”, Thaçi ka takuar deputetin Ramiz Kelmendi, i cili së fundi u largua nga PDK-ja, si dhe deputetin tjetër të kësaj partie Besim Beqaj.

Në takim ishte i pranishëm edhe afaristi Shkëlqim Devolli, si dhe zëvendësguvernatori i BQK-së, Fatmir Gashi.

Në foto nuk mungon as deputeti Blerim Shala, i cili ishte larguar nga AAK, por që e kishte votuar Thaçin për president. /Zeri.info/

Image
Image