Veseli e Hoxhaj emërojnë sonte drejtorët e rinj të ekzekutivit të Prizrenit

Aktuale August 15, 2016 - 19:21

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kur është në pyetje partia duket se i merr gjerat seriozisht.

I shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, ministri Enver Hoxhaj, po qëndrojnë në Prizren, ku sipas burimeve të gazetës "Zëri", kanë shkarkuar tashmë gjashtë drejtorë të ekzekutivit të shumë përfolur.

Drejtorët e shkarkuar janë: Sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prizreni, Nijazi Kryeziu nga Drejtoria e Urbanizmit, Hasan Hasani nga ajo e Shërbimeve Publike, Bedri Bytyci nga Inspektorati dhe Nexhat Cocaj nga ajo e Arsimit.

Vendimi për drejtorët e rinj do të merret në selinë e degës së PDK-së në Prizren ku po qëndrojnë aktualisht Veseli e Hoxhaj, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Zeri.info do t’iu mbaj të informuar për zhvillimet.