Kryeministri dënon sulmin ndaj shtëpisë së Murat Mehës
Aktuale
August 09, 2016 - 15:38
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së Kryetarit të Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.
"Është akt i papranueshëm dhe tregon më së mirë se më kënd kemi të bëjmë, me njerëz që nuk punojnë për të mirën e Kosovës" ka thënë Mustafa. /ZERI/