Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, caktohet seanca për votimin e demarkacionit

Aktuale August 08, 2016 - 15:26
Lajmi.net merr vesh që nesër pas mbledhjes së komisionit në fjalë, pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe ta procedojë për mbledhjen e seancës së Kuvendit.

Nesër pritet që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të shqyrtohet në komisionin funksional, që në këtë rast është Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme.

Lajmi.net merr vesh që nesër pas mbledhjes së komisionit në fjalë, pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe ta procedojë për mbledhjen e seancës së Kuvendit.

“Së pari duhet të mblidhet komisioni funksional për shqyrtimin e projektligjit për marrëveshje ndërkombëtare, ta shqyrtojë, miratojë dhe procedojë për Kryesi. Pastaj Kryesia mblidhet dhe e cakton datën e seancës e cila duhet të jetë katër ditë nga Kryesia”, thonë një burimi brenda Kuvendit.