Shqiptaret e Shkupit e mbajne pergjegjes Kryetarin e tyre per situaten e krijuar pas vershimeve (Video)

Aktuale August 07, 2016 - 15:58

Qytetarët të cilët kanë humbur të afërmit e tyre dhe kanë pësuar dëme materiale nuk kanë mundur tia shohin fytyrën kryetarit të  qytetit të Shkupit  Koce Trajanovskit. Ai nuk është pritur mirë në Hasanbeg të Shkupit, lagje e cila ishte goditur më shumë nga vërshimet e mbrëmshme.

LEXO EDHE: Qyteti i Shkupit dëmshpërblen familjet e të vdekurve me nga 3000 euro

Në video shihet pamje të tmerrshme, ku kjo lagje është e tërra nën ujë, ndërsa banorët të revoltuar nga autoritetet lokale, veçmas ai Shkupit Koce Trajanovski dhe ai Gazi babës Toni Trajkovski, reagojnë për gjendjen pas vërshimeve ku humbën edhe jetëra njerëzish.