Policia: Kemi larguar të mitur me birra nga festa mbrëmë

Aktuale July 30, 2016 - 17:05

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë në festivalin ‘BeerFest’ ka larguar persona të mitur të cilët kanë poseduar pije alkoolikë.

Ata kanë thënë për zeri.info se Policia gjatë natës së mbrëmshme ka pasur raste kur ata kanë larguar persona nën moshën 18 vjeçare të cilët kanë poseduar pije alkoolike.

Shumë prindër gjatë ditës së sotme janë ankuar në polici se kompanitë e ndryshme të birrës që kanë qenë pjesë e organizmit u kanë shitur birra edhe të miturve që është rreptësishtë e ndaluar me ligj.

Për këto arsye, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot u ka revokuar lejen për vazhdimin e kësaj feste të birrës në kryeqytet përkundër insistimit të organizatorëve se gjithçka do të jetë në rregull sot.

Megjithatë edhe prindërit nuk kanë qëndruar duar bosh sot. J.Xh. një nën e divorcuar nga Prishtina është ankuar sot se vajza e 14 vjeçare H.Xh. ka pasur qasje në blerjen e birrës mbrëmë në natën e parë të festës së birrës. Ndërkohë që i gatshëm për të nisur procedurat ligjore është edhe Agron D. Babai i një fëmije 15 vjeç nga Ulpiana i cili është shërbyerë me birrë nga organizatorët.

Ndërkohë të kontaktuar nga “Zëri” policia e Kosovës, ka thënë se ata kanë bërë vetëm monitorimin dhe nuk mbajnë përgjegjësi për çkado që ka ndodhur aty. “Ne e kemi bërë monitorimin, por që policia ka qenë krejt jashtë organizimin dhe përgjegjësia do të jetë e komunës dhe organizatorëve”, ka thënë Agron Borovci. I pyetur nëse në adresë të tyre ka ardhur ndonjë denoncim nga ndonjë prind rreth asaj se organizatorët u kanë shitur pije alkoolike edhe të miturve, Borovci ka thënë se deri më tani nuk ndodhur një gjë e tillë, megjithëse. Sidoqoftë ai e ka pranuar se policia ka larguar nga festa disa të mitur të cilët kanë qenë duke pirë birra mbrëmë. “Tek ne nuk ka ardhur askush që të bëjë denoncim. Ndërkohë që patjetër që policia i kanë larguar të rinjtë mbrëmë që kanë pi birra sepse nuk lejohet nënë moshën 18 vjeçare. Organizatorët kanë pas për detyre që edhe sigurimin privat ta kenë por që kjo nuk ka ndodhë. Atje ka pasur shkelje të rregullave”, ka thënë Borovci. Ndërkohë që në fund ai ka shtuar se policia do të shqyrtoj çdo ankesë e cila mund të  vij në drejtim të tyre. “Nëse ka ankesa ato të gjitha ne i shqyrtojmë dhe i procedurojmë, pa pas ankesë ne nuk mund të bëjmë asgjë”, ka thënë Burovci./ZËRI