Serish probleme në Pallatin e Drejtësisë (FOTO)

Aktuale July 28, 2016 - 17:35

Problemet në Pallatin e Drejtësisë nuk kanë ndalur, edhe pse nuk ka me shumë se një vit që është rinovuar, shkruan “zeri.info”

Stuhia e shiut dhe erërave të forta që ka përfshirë pasditen e së hënës në Prishtinë, ka lënë pasoja edhe në Pallatin e Drejtësisë, edhe pse në dukje nga jashtë, është mjaft modern.

Shiu ka depërtuar edhe brenda Pallatit ku punonjësit janë detyruar të venë kova, pasi uji rrjedh nga lart.

Ndryshe, punonjësit e Pallatit të Drejtësisë edhe kohë më parë janë ankuar për gjendjen e zyrave të tyre, pasi depërton uji sa here që bie shi./Zeri/

 

Image
Image
Image
Image