Haliti: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin

Aktuale July 27, 2016 - 21:31

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka thënë se koalicioni qeveritar PDK dhe LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Në një intervistë për televizionin publik tha se mos votimi do të shkaktojë pasoja për Kosovën.

“Unë kam deklaruar edhe më herët. Unë nuk besoj që i kanë votat deri sot dhe është e vështirë të besoj dhe të pretendoj që i ka votat. Nëse futet për tu votuar në parlament dhe nuk votohet do të ketë pasoja vet Kosova dhe të gjithë politikanët e Kosovës, të cilët kanë tërhequr zvarrë edhe bashkësinë ndërkombëtare. Unë nuk kam dëshirë që ne si parlament edhe si insitutcionet të zvarriteshim, siç u zvarrit Shqipëria për 2 apo 3 vjet për Reformën në Drejtësi”, tha ai.

“Do të ketë pasoja vet Kosova nëse ne i acarojmë marrëdhëniet me vet ndërkombëtarët dhe duhet ta keni parasysh që Mali i Zi është ftuar që të jetë anëtar i NATO-s dhe kur të bëhet anëtarë, kushdo që ngacmon Malin e Zi, ka ngacmuar edhe NATO-n”, tha Haliti.