Shaip Muja flet për akuzat e Marty-t për transplantim organesh (VIDEO)

Aktuale July 27, 2016 - 20:19

Deputeti Shaip Muja ka deklaruar se lidhur me akuzat e Dick Mary-t, për transplantim organesh, asnjëherë nuk është ftuar nga askush për tu deklaruar rreth kësaj çështje.

Sipas tij, kjo ka mbetur vetëm në nivel të dosjeve të Dick Marty-it, dhe se këto akuza janë të pavërteta.

Muja në emisionin “Republika” të Tribuna Channel, ka pohuar se nëse del diçka e vërtetë rreth kësaj çështje, do të largohet dhe nuk do të jetë pengesë e Kosovës, pasi që siç thotë është angazhuar për çlirim të vendit.

Sipas tij, Dick Marty, këtë dosje nga një pamflet politik e ka shndërrua në aktakuzë juridike-faktike.

Ai ka thënë se pakënaqësitë e tij me PDK-në janë për politikën kadrovike.

I pyetur se a do të kthehet Shaip Muja, në shtëpi të vet në PDK, ai ka thënë se gjendet në shtëpinë e tij dhe se brenda saj gjithmonë ka ngrit zërin dhe do të vazhdojë me një gjë të tillë.