Zjarrvënia në spital, ja çfarë dëshmon pacienti që iu vu flaka

Aktuale July 27, 2016 - 11:19

Pas vdekjes së autorit të zjarrvenies në spital, i cili akuzohej për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”, hetimet do vijojnë për shkakun e ngjarjes.

Dhe, me sa duket, dëshmitari i vetëm që mund të hedhë dritë në lidhje me këtë fakt është shtetasi Dashamir Saraçi, i cili u spërkat me benzinë dhe mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të zjarrit pranë shtratit ku po merrte shërbimin e hemodializës. 

“Panorama” shkruan se Dashamir Saraçi ka qenë në gjendje tepër të rëndë që pas rënies së zjarrit në spital, duke mos arritur të japë shpjegime të hollësishme.

LEXO EDHE: Vjehrri rreh dhe bën seks me nusen e djalit prej 15 vitesh, djali në emigrim hesht

Megjithatë, në komunikimin e vetëm dhe të shkurtër që ai ka pasur me hetuesit, mësohet se ka hedhur poshtë konfliktet me autorin e ngjarjes Lefter Canaj. 

I plagosuri u ka thënë hetuesve se 57-vjeçari Canaj “ndoshta e ka sulmuar me benzinë për shkak të radhës, për ato rastet kur ai e ka marrë shërbimin para tij”. 

Edhe në këtë rast, i plagosuri mësohet t’u ketë thënë hetuesve që nuk ka pasur ndonjë përplasje apo konflikt të rëndë me personin që e sulmoi me shishe benzine brenda ambienteve të repartit të Hemodializës.

Ndërkohë që nga ngjarja e dy ditëve më parë, humbën jetën 3 pacientë, njëri prej tyre Lefter Canaj.