Haliti: Qeveria e Kosovës ka mund të parandalonte vrasjet në Kumanovë

Aktuale July 26, 2016 - 20:10

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka bërë një sërë kritikash për përgjegjësit e rendit e të sigurisë në vend

Haliti ka kërkuar nga të gjitha organet e sigurisë, përfshirë edhe shërbimin sekrete, që të jenë sy hapur për të ditur se çfarë po ndodhë në vend, e sidomos me pjesën veriore.

LEXO EDHE: Veseli gjatë vizitës në SHBA takon Madeline Albraight

Haliti akuzoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, se po i injoron në komisionin për siguri, që të sqarojë gjërat për rastin e Kumanovës, për të cilin nënkryetari thotë se këtë kanë mundur ta parandalojnë institucionet e sigurisë të Kosovës dhe Maqedonisë.

Madje, ai thotë se për këtë rast, emrat i kanë pasur në tavolinë funksionarët e lartë të dyja vendeve, duke përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, mendon se çështja e demarkacionit është dashur të debatohet dhe shqyrtohet para se të nënshkruhet nga Hashim Thaçi në Vjenë.

Megjithatë, Haliti thotë se mirëpret këtë debat sepse sipas tij kemi dy të vërteta që qarkullojë, që janë dhënë mbi 8 mijë hektarë tokë dhe ajo që pretendon qeveria që nuk kanë dhënë tokë.