Pacolli ngushëllon familjarët e viktimave nga Kosova

Aktuale July 23, 2016 - 11:43

Behgjet Pacolli e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Mynih.

Pacolli ka shkruar në Facebook  se kjo ngjarje është e rëndë.

“Sulmi makabër në Munich të Gjermanisë i cili i mori jetën 9 personave, është një akt barbar, një sulm ndaj lirisë. Një ngjarje e rëndë. Me pikëllim të madh e shkruaj këtë postim, kur ajo që kisha shumë frikë të ndodhte, ndodhi. Nga viktimat e ngjarjes së ditës së djeshme, kanë mbetur të vrarë edhe tre bashkatdhetarë. Tre të rinj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve Segashi, Sulaj dhe Zabërgja. Me këtë foto dua të tregoj që populli shqiptar është i bashkuar, paqësor, dhe që ne ndajmë dhimbjen e thellë me miqtë tanë”,

LEXO EDHE: Veseli: Krimi makabër në Gjermani