Tre kosovarë të vrarë në sulmet e Munih-ut
Së paku tre shqiptarë, nga nëntë gjithsej sa ka vrarë një sulmues në Munich të Gjermanisë janë konfirmuar të vdekur.
Armela Segashi, Dijamant Zabërgja dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët nga Kosova që kanë humbur jetën kur sulmuesi me armën e tij nisi të shtinte në drejtim të turmës në një qendër tregtare.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se nuk ka viktima nga Shqipëria në tragjedinë e Munichut.
Sulmi terrorist ka ndodhur dje rreth orës 18:00h.
LEXO EDHE: Sulmuesi i Munihut ishte gjerman me prejardhje iraniane
Ndërkaq Policia e Munihut në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se sulmuesi ishte një 18 vjeçar gjerman me prejardhje iraniane. Trupi i tij u gjend në orën 8:30 minuta të mbrëmjes.
Vrasësi kishte jetuar për një kohë të gjatë në Munih, dhe se më parë nuk kishte pasur ndonjë vepër kriminale. /ZËRI