Kurti përkujton intelektualët e vrarë të Mitrovicës: Serbia ende tenton të mohojë gjenocidin në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Kurti përkujton intelektualët e vrarë të Mitrovicës: Serbia ende tenton të mohojë gjenocidin në Kosovë

Aktuale April 19, 2024 - 22:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar grupin e intelektualëve në Mitrovicë që u zhdukën 25 vjet më parë.

Ai ka thënë se pas vrasjes në përpjekje të zhdukjes së gjurmëve të krimit, Serbia ua zhduki edhe trupat, raporton Zeri.info.

Kurti u shpreh se ende Serbia vazhdon t’ua mohojë familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën për fatin dhe vendodhjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Në të njejtën ditë, më 19 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit.

Në përvjetorin e zhdukjes, përkujtojmë grupin me 23 doktorë, profesorë e veprimtarë të çështjes kombëtare e të të drejtave të njeriut nga Mitrovica. I përkujtojmë sot 21 të vrarët në masakrën e 19 prillit në fshatrat e Lipjanit.

Nuk harrojmë asnjëherë sakrificën e madhe për lirinë e Kosovës”, shkroi Kurti në reagim. /Zëri