Haxhiu: Korrupsioni ka emër dhe ai është Albin Kurti e Qeveria e tij
Aktuale
May 02, 2024 - 18:05
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë kritik ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai ka theksuar se këta deputetë janë duke e mbrojtur Qeverinë Kurti nga akuzat që janë ngritur në raportin e DASH-it për ekzekutivin.
“Kë dëshironi të mbroni, këta veten nuk kanë ardhur ta mbrojnë sot. Korrupsioni ka emër dhe ai është Albin Kurti dhe Qeveria e tij”.
“Kurti bashkë me Qeverinë e tij u larguan menjëherë kur e kuptuan se do të diskutohet sot për Raportin e DASH-it mbi korrupsionin”, ka thënë Haxhiu