Nura: Institucionet e Kosovës do të krijohen nga PDK-ja dhe partitë e ish-opozitës
Ish-deputeti i PDK-së, Jakup Nura, tha se institucionet e reja do të krijohen nga PDK-ja në bashkëpunim edhe me partitë e ish-opozitës.
Sipas tij, bashkëpunimi me LVV-në nuk mund të ndodhë derisa zyrtarët e këtij subjekti politik të punojnë për interesat e Kosovës.
“LVV-ja e ka humbur mundësinë e bashkëpunimit nga ana jonë. Derisa ta shohim se ka një qëndrim më pozitiv për zhvillimin e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare me miqtë tanë, ne nuk do të kemi përafrim me LVV-në. Përjashtuar Listën Serbe, ne me subjektet e tjera do të jem të hapur për bashkëpunim. Institucionet e Kosovës do të vijnë nga koalicionet e PDK-së dhe aleatët e tjerë që kanë qenë në opozitë. Mendoj se zgjedhjet e dhjetorit do ta ndryshojnë numrin e ulëseve në Kuvend dhe do ta ndryshojnë përqindjen e partive politike duke parë që partitë e ish-opozitës e kanë mbajtur qëndrimin në interesin e Kosovës”, tha Nura. /Rtv21