Kush priu në Fushë Kosovë në votat me kusht dhe ato të nevojave të veçanta?

Kush priu në Fushë Kosovë në votat me kusht dhe ato të nevojave të veçanta?

Zgjedhjet Lokale 2025 November 15, 2025 - 12:03

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në komunën e Fushë Kosovës.

Valon Prebreza i VV-së prin me votat me kusht dhe ka siguruar 70.18% të tyre, derisa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 29.82% prej tyre.

Nga ana tjetër, në votat me nevoja të veçanta kryeson Osmani me 51.61%, derisa Prebreza ka rrëmbyer 48.39% të këtyre votave.