Numërohen votat me kusht dhe nevojave të veçanta në Prishtinë
Zgjedhjet Lokale 2025
November 15, 2025 - 11:14
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave me kusht dhe votave me nevoja të veçanta në Prishtinë.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Hajrulla Çeko mori 60.29% të votave me kusht, ose gjithsej 82 vota, derisa Përparim Rama mblodhi 39.71%, apo 54 vota.
Ndërsa në votat me nevoja të veçanta shumicën e votave i ka marrë Përparim Rama, 61.36% të tyre apo 108 vota, ndërsa Çeko rrëmbeu 38.64%, apo 68 vota.