KQZ: Përmbyllet verifikimi i rezultateve në 15 qendra komunale të numërimit
Foto: Facebook

KQZ: Përmbyllet verifikimi i rezultateve në 15 qendra komunale të numërimit

Zgjedhjet Lokale 2025 November 11, 2025 - 13:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është përmbyllur verifikimi i rezultateve të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 15 qendra komunale të numërimit.

"Deri në orën 13:00 të së martës është përmbyllur verifikimi i rezultateve të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 15 qendra komunale të numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë-Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti", njofton KQZ-ja.

Sipas KQZ-së, procesi i verifikimit po vazhdon në dy komuna të tjera, ndërkaq në QKN e Mitrovicës së Jugut nuk është duke vazhduar për arsyet që janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

"KQZ-ja do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim lidhur me këtë proces. Të martën, në orën 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, njofton KQZ-ja.