Hajrulla Çeku takoi komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje
Zgjedhjet Lokale 2025
November 08, 2025 - 15:24
Në një takim me mbrojtësit e votës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, i falënderoi ata për përgjegjësinë e marrë.
Ai theksoi se roli i komisionerëve më 9 nëntor është kyç në këtë proces zgjedhor.
Fitorja e ndërtuar me punë, përkushtim dhe punë, Çeku tha se vuloset me mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Të bashkuar, të përgatitur dhe me besim në kauzën tonë, do ta çojmë deri në fund këtë rrugëtim”, citoi ai, duke përfunduar se Prishtina është në pritje të Çekut dhe ekipit të tij.