Kurti, Meholli e Tahiri shfaqen bashkë para balotazhit në Vushtrri

Kurti, Meholli e Tahiri shfaqen bashkë para balotazhit në Vushtrri

Zgjedhjet Lokale 2025 November 08, 2025 - 13:26

Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherazi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, është shfaqur në një video bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Mehollin.

Në video shihet edhe Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me të cilën LVV arriti një koalicion parazgjedhor para disa ditësh.

"Qasja në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë është drejtësi dhe siguri për banorët e tri Dumnicave dhe të Lagjes Cakaj në Stanoc të Epërm. Ky është zotim i yni", shkroi Kurti në Facebook.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në 18 komuna, në Vushtrri gara zhvillohet ndërmjet PDK-së dhe LVV.