Kurti: Opozita e ka në dorë fatin e Qeverisë së re, Konjufca ose zgjedhje në dhjetor apo në prill
Foto: Laura Hasani

Kurti: Opozita e ka në dorë fatin e Qeverisë së re, Konjufca ose zgjedhje në dhjetor apo në prill

Zgjedhjet Lokale 2025 November 08, 2025 - 10:55

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit, ka folur për zhvillimet rreth krijimit të qeverisë së re për të cilën ka mandatuar Glauk Konjufcën. Kurti ka thënë se është në dorën e opozitës, nëse do të mbahen zgjedhjet në dhjetor apo në prill.

Kurti ka thënë se nëse s’do të votohet Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja në dhjetor të këtij viti, derisa nëse bëhet Qeveria Konjufca 1, zgjedhjet e reja do të jenë në prill, kur edhe do të duhet të zgjidhet presidenti i ri.

“Opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado për ne është e pranueshme”, ka thënë Kurti të premten. /SyriVision