Çeku: Integrimi i Barilevës me qytetin, pjesë e vizionit për Prishtinën
Zgjedhjet Lokale 2025
November 04, 2025 - 09:18
Barileva e priti ngrohtë kandidatin për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çekun, gjersa ai me ta ndau programin me pika konkrete për këtë fshat.
Prishtina funksionale e barabartë bëhet vetëm duke i ndërlidhur fshatrat me qytetin, e këtë premtoi se do ta bëjë Çeku.
Infrastrukturë urbane, ndërtim i çerdhes, ujësjellës, rehabilitim i shtratit të lumit, stadium i rinovuar e mirëmbajte e varrezave, janë disa nga planet konkrete për Barilevën, të cilat Hajrulla Çeku i ndau me banorët e fshatit.