Rama premton vazhdim të investimeve në “Taslixhe”: Të gjitha sportet në një vend

Rama premton vazhdim të investimeve në “Taslixhe”: Të gjitha sportet në një vend

Zgjedhjet Lokale 2025 November 04, 2025 - 08:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar “Taslixhen”.

Rama ka premtuar vazhdim të investimeve në këtë zonë.

Ai ka theksuar se projekti kryesor do të jetë “xhimi vertikal”, ku si rezultat, sporte të ndryshme do të jenë në një vend për qytetarët.

“Në ‘Taslixhe’ kemi numër të madh të projekteve për katër vitet e ardhshme, por njëra prej projekteve kryesore është ‘xhimi vertikal’. Do të thotë që kemi me pas volejboll, basketboll, hendboll, pishinë, një vend me sporte të ndryshme për qytetarët”, tha Rama.