Smajl Latifi, drejt fitores bindëse në Rahovec

Smajl Latifi, drejt fitores bindëse në Rahovec

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 20:45

Kryetari i Rahovecit, njëherësh kandidat edhe për një mandat nga AAK-ja, Smajl Latifi, duket se e ka siguruar edhe një mandat për të drejtuar këtë komunë.

Rezultat preliminare të publikuara nga KQZ-ja thonë se Latifi po kryeson bindshëm ndaj kundërkandidatit të tij nga LVV-ja, Visar Korenica.

Nga 78,21% të votave të numëruara në këtë komunë, kandidati i AAK-së po prin me 67,04%, ose me 8.949 vota, në raport me 32,96%, ose 4.400 vota të kandidatit të LVV-së. /Zëri