LVV-ja në Gjilan e shpall fitoren, nuk do të bëjë koalicion me LDK-në

LVV-ja në Gjilan e shpall fitoren, nuk do të bëjë koalicion me LDK-në

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 19:46

LVV-ja në Gjilan ka folur në një konferencë për media, duke e shpallur fitoren në këtë komunë me kandidatin Alban Hyseni.

Sipas kësaj partie, duhet të priten edhe rezultatet zyrtare nga KQZ-ja, mirëpo s’do të ndryshojnë rezultatin aktual, i cili, sipas tyre, e shpall Hysenin fitues.

Ndërkaq, për koalicione paszgjedhore nga LVV-ja kanë thënë se e përjashtojnë LDK-në, por jo edhe të tjerat. /Zëri