Nagavci: Mund të jeni mërzitur nga zgjedhjet e shpeshta, por mos u dorëzoni

Nagavci: Mund të jeni mërzitur nga zgjedhjet e shpeshta, por mos u dorëzoni

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 17:57

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka cilësuar ditën e sotme si mjaft të rëndësishme për komunat.

Nagavci ka thënë se ka pasur disa zgjedhje këto vitet e fundit në Kosovë dhe disa mund të jenë mërzitur, duke ftuar qytetarët që të mos dorëzohen.

“Të dashur qytetarë, votoni! Dita e sotme është shumë e rëndësishme për komunat, për katër vjetët e ardhshëm. Kemi pasur disa palë zgjedhje këto vitet e fundit, lokale e qendrore, disa edhe mund të jenë mërzitur. Por mos u dorëzoni, se ndryshimin e bëjmë bashkë, me votë. Në mënyrë demokratike e përmbyllim këtë cikël zgjedhjesh. Mos u dorëzo në finale, voto”, ka shkruar Nagavci. /Zëri