Tahiri: Në komunat ku garojmë ne nuk ka probleme që e dëmtojnë procesin

Tahiri: Në komunat ku garojmë ne nuk ka probleme që e dëmtojnë procesin

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 17:40

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, përpos që ka bërë thirrje të dilet në numër sa më të madh të votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka thënë se në komunat ku partia e tij garon deri më tani nuk ka pasur probleme të theksuara që dëmtojnë procesin.

“Në komunat ku ne garojmë nuk kemi pasur probleme të theksuara. Ajo që për ne është me rëndësi, është që ky proces të kalojë sa më mirë. I ftojmë ata qytetarë që ende nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, të dalin dhe ta ushtrojnë atë të drejtë”, ka thënë Tahiri, ndërsa ka bërë edhe deklarata të tjera, që mund të bien ndesh me Ligjin Zgjedhor, gjegjësisht me shkeljen e heshtjes zgjedhore. /Zëri