AAK-ja s’e mbështet më PSD-në në Kamenicë, do të përkrahë kandidatin e Vetëvendosjes

AAK-ja s’e mbështet më PSD-në në Kamenicë, do të përkrahë kandidatin e Vetëvendosjes

Zgjedhjet Lokale 2021 October 29, 2021 - 21:26

Dega e AAK-së në Kamenicë ka konfirmuar se do të përkrahin kandidatin e Vetëvendosjes, Kadri Rahimaj, për kryetar të komunës në garën e balotazhit mes tij dhe Qëndron Kastratit të PSD-së.

Njoftimin e bëri Faton Jakupi që ishte kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 17 tetorit dhe që aktualisht është nënkryetar i komunës që drejton Kastrati, njofton Klan Kosova.

“Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues së AAK dega në Dardanë,duke u bazuar në Statutin e saj dhe me shumicë votash, u mor VENDIM, që në garen e balotazhit në zgjedhjet për kryetar të komunës ta përkrahë kandidatin e VV. Bashkë dhe ndershëm!”, ka shkruar Jakupi në Facebook.

PSD në këtë komunë ka bashkëqeverisur me AAK-në deri më tani.