Abdixhiku: Në zgjedhjet lokale jemi kthyer si partia e parë

Abdixhiku: Në zgjedhjet lokale jemi kthyer si partia e parë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 27, 2021 - 22:12

Kryetari i LDK-së, ka falenderuar votuesit për besimin në zgjedhjet lokale ndaj partisë së tij.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja në këto zgjedhje ka marrë mbi 170 mijë vota, duke theksuar se me këtë LDK-ja është kthyer si partia e parë.

"Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, i falënderoj të 170,177 votuesit e LDK-së, që me besimin dhe mbështetjen e tyre, vendosën Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë e parë - me më së shumti vota - në zgjedhjet e 17 tetorit", ka shkruar Abdixhiku

Ai ka thënë se këtë rikthim të besimit të qytetarëve duhet ta ruajnë me plotë përgjegjësi.

"Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne. Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër.Puna jonë vazhdon. Në raund të dytë edhe më tej. LDK është për të gjithë. Ju faleminderit nga zemra!", ka shkruar kreu i LDK-së. /Zëri