Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale
Foto: Laura Hasani

Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet Lokale 2021 October 27, 2021 - 16:10

KQZ-ja nesër do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se rezultat do të shpallen në orën 10:00, transmeton Zeri.info.

“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, ka njoftuar Elezi.

Kujtojmë se nga këto zgjedhje 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë pasi asnjëri kandidat nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave. /Zëri