Numërohen votat me kusht në Kaçanik, prin PDK-ja

Numërohen votat me kusht në Kaçanik, prin PDK-ja

Zgjedhjet Lokale 2021 October 26, 2021 - 18:05

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Në disa komuna të Kosovës tashmë ka përfunduar procesi i numërimit dhe kanë filluar të dalin rezultatet e para.

Në komunën e Kaçanikut tashmë janë numëruar votat me kusht, ku nga këto vota prin kandidati i PDK-së, Besim Ilazi.

Ilazi ka marrë më së shumti vota, gjithsej 107.

Pas tij është kandidati i LVV-së, Jeton Raka, me 81 vota, ndërsa i treti është kandidati i LDK-së, Shkelqim Jakupi me 23 vota.

I treti është kandidati i LDK-së, Shkelqim Jakupi, me 23 vota. /Zëri