Sot numërohen votat me kusht
Foto: Laura Hasani

Sot numërohen votat me kusht

Zgjedhjet Lokale 2021 October 25, 2021 - 08:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot planifikon të numërojë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të dielën mbrëma ka përfunduar numërimi i votave me postë.