Këta janë kandidatët për kryetarë me më së shumti vota nga diaspora
Foto: Laura Hasani

Këta janë kandidatët për kryetarë me më së shumti vota nga diaspora

Zgjedhjet Lokale 2021 October 24, 2021 - 22:47

LDK-ja ka dal partia më e votuar nga diaspora në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në mesin e dhjetë kandidatëve për kryetarë komune që kanë fituar më së shumti vota nga jashtë vendit, gjysma e tyre janë kandidatë nga radhët e LDK-së.

Kandidati i LDK-së për Suharekën Ardian Shala, ka dal më i votuari nga diaspora duke marrë 711 vota, pas tij radhitet kandidati për komunën e Junikut, po nga e njejta parti Ruzhdi Shehu i cili ka marrë 446 vota, transmeton Zeri.info.

Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka publikuar kandidatët më të votuar nga diaspora.

Postimi i plotë i Cakollit:

ë mesin e dhjetë kandidatëve për kryetarë komune që kanë fituar më së shumti vota nga jashtë vendit, gjysma e tyre janë kandidatë nga radhët e LDK-së, që është partia më e votuar nga votimi jashtë Kosovës [si vota të përgjithshme të të gjithë kandidatëve për kryetarë].

Kandidatët për kryetarë me më së shumti vota nga jashtë vendit janë:

1. Ardian Shala (LDK) - 711 vota;

2. Ruzhdi Shehu (LDK) - 446 vota;

3. Bexhet Xheladini (LDK) -359 vota;

4. Agron Kuçi (AAK) - 332 vota;

5. Gazmend Muhaxheri (LDK) - 331 vota;

6. Bali Muharremaj (AAK) - 307 vota;

7. Bekim Azizi (PDK) - 289 vota;

8. Mimoza Kusari-Lila (LVV) - 289 vota;

9. Bashkim Ramosaj (AAK) - 235 vota;

10. Arben Vitia (LVV) - 231 vota;

11. Ilir Ferati (LDK) - 231 vota;