LDK-ja merr shumicën e votave nga diaspora në Lipjan

LDK-ja merr shumicën e votave nga diaspora në Lipjan

Zgjedhjet Lokale 2021 October 24, 2021 - 18:02

Imri Ahmeti nga LDK-ja ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet 17 tetorit, duke u zgjedhur edhe për një mandat në këtë komunë.

Ahmeti ka marrë po ashtu edhe shumicën e votave me postë nga diaspora, të cilat janë numëruar sot, raporton Zeri.info.

Sipas rezultatit, kandidati i LDK-së Imri Ahmeti ka marrë 95 vota, ndërsa pas tij është radhitur kandidati i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi i cili ka marrë 69 vota.

Hyzer Rizani nga Partia Demokratike e Kosovës, radhitet i treti nga votat e diasporës i cili ka marrë 7 vota.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 17 tetorit, Ahmeti ka fituar edhe një mandat pasi ka marrë mbi 56% të votave. /Zëri